Ora News - Kryetarja e Komitetit të Maturës: Sot publikohen përgjigjet e testit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Pas protestave të maturantëve me argumentin se provimi i Gjuhë-Letërsisë ishte absurd, Ministria e Arsimit detyrohet që të publikojë testin me përgjigjet e sakta.

Komiteti i Maturës Shtetërore bën me dije se do të rishihet mënyra e shpërndajres së notave sipas pikëve të marra nga maturanët në test, por kjo sipas KOMSH do të bëhet vetëm pasi të kënë rezultatin e pikëve të marra nga maturantët.

Gjithashtu në reagimin zyrtar, Ministria e Arsimit kërkon të qetësojë maturantët duke i garantuar se puna e tyre në tri vitet e gjimnazit, si dhe puna e mësuesve, do të vlerësohet me objektivitet.

Por kundër pyetjeve të testit, që sipas tyre ishin jashtë programit mësimor, nuk kanë dalë vetëm maturantët por edhe figura publike.

Njëra nga ta është edhe vajza e Lasgush Poradecit e cila i quan hartuesit e testit injorantë pasi në alternativat e dhënë për fjalën dlirnja në pozinë e ?Dritë Fshehtësie? nuk është asnjëra përgjigja e saktë.

Por Komitetit i Maturës Shtetërore fton të gjithë eksperëtët nmë fushën e arsimit që kanë qënë kritik, në një tryezë për të diskutuar mbi cilësinë e pyetjeve të testit dhe përputhjen e tyre me programet orientuese të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë.

Ditën e hënë maturantët do të ulen sërish për të testuar përgatitjet e tyre në provimin e Matematikës dhe më pas atë me zgjedhje, por ndryshe nga provimi i parë, ata do të kenë edhe 30 minuta me shumë kohë.

Kjo ka qënë një nga kërkesat e maturantëve pas testit të Gjuhës Shqipe dhe Letësesisë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/komiteti-i-matures-shteterore-reagon-pas-ankesave-te-nxenesve-sot-do-publikohen-pergjigjet-e-testit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended