Top News - Rrezik epidemie të re/ Nga tregtia e eshtrave të luanëve

  • 4 years ago
Tregtia e eshtrave të luanëve, e përdoruar në mjekësin tradicionale kineze, por edhe në verëra apo stoli sipas ?The Sun?, mund të shkaktojë një pandemi të re globale.


Gazeta citon një libër të ri të titulluar ? Loja e padrejtë?, me autor Lord Ashcroft, i cili zbulon praktika tronditëse në 333 ferma në Afrikën e Jugut, ku luanët e kapur mbahen me ushqim, vetëm për tu vrarë në fund për kockat e tyre. Kjo rezulton një tregti mjaft fitimprurëse për shkak të kërkesës së madhe në tregjet aziatike, e sidomos ato kineze ku kafkat e luanëve mbeten mjaft të kërkuara. Libri I ri madje del me pretendime të tmerrshme sipas të cilave disave prej këtyre kafshëve u hiqen kockat kur jane ende gjallë, sepse kjo I jep skeletit një ngjyrë mjaft të preferuar rozë, për shkak se në kockë mbetet ende gjak.

?Lojë e padrejtë? jep detaje të një operacioni të fshehtë të shërbimeve të sigurisë, në të cilin janë përfshirë dhe ish ushtarë britanikë, me qëllimin të ekspozohet kjo tregti e tmerrshme dhe pasojat e rënda të saj. Sipas Lord Ashcroft, luanët që lindin në robëri janë rritur në kushte aq të neveritshme, sa të mund të përhapnin sëmundje fatale siç janë tuberkulozi dhe botulizmi që godet sistemin nervor, e mund të përhapet edhe përmes kockave dhe lëkurës së infektuar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TheSun##TopChannel

Recommended