Deputeti socialist, “pro” listave te hapura |Lajme-News

  • 4 years ago
Kërkesa për të patur lista të hapura zgjedhore për kandidatët për deputet po artikulohet dhe nga radhët e vetë socialistëve.
Anëtari i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore Adnor Shameti deklaron se kjo çështje nuk mund të jetë tabu për maxhorancën pasi sipas tij ndryshim gëzon dhe mbështetjen e qytetarëve.
Nëse merret ky hap, Shameti ashtu si opozita parlamentare kërkon që të shoqërohet dhe me ndryshimin tjetër për të mos lejuar koalicionet parazgjedhore dhe partitë të dalin në zgjedhje të vetme siç u veprua në garën e 2017.
?Pavarësisht se edhe unë kam bindjen që nuk janë ndonjë recete çudibërëse, listat e hapura s?duhet të jenë tabu për maxhorancën. Ata jashtë parlamentit e morën çfarë deshën. Madje shumë më shumë se sa u takonte edhe po të ishin sjellë demokratikisht këto 3 vjet. Këtu s?është puna çfarë do marrin këta brenda parlamentit, po çfarë do marrë populli nga ky proces! Besoj se është shumë e shëndetshme që të ketë hapje listash dhe natyrshëm si rrjedhojë të mos ketë më koalicione parazgjedhore. Boll besoj u bënë 30 vjet me kryetarë partish pa parti që futen nëpër barqet e partive mëmë, me koalicione të mbyllura për të mbyllur pastaj ca ministri dhe drejtori!?
Deklaratat e Shametit që i kontaktuar nga Tv Klan thotë se është një qëndrim individual, vijnë në një kohë që shumica po negocion me opozitën parlamentare që të votojnë amendimet në kod sipas marrëveshjes PS- PD.
Por edhe pas takimeve me kryeministrin, 3 kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës vazhdojnë të këmbëngulin në kërkesat e tyre që kryesohet nga hapja e listave për kandidatët për deputet.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended