Billa u lirua një vit më parë/ Gjykatësja Enkeleida Hoxha e la 5 vite në shërbim prove

  • 4 years ago
Viktima e atentatit të mbrëmjes së kaluar, Hekuran Billa, një i akuzuar për vrasje e plagosje të trefishtë ne Angli, e kishte lënë burgun pas krahëve në Shqipëri në 23 shkurt 2019, duke shfrytëzuar disa gjykata në vend që i njohën vendimin e drejtësisë britanike nga 32 vite në 25 vite burgim.


Por vendimi që e afroi me lirinë është ky vendim i Gjykatës së Krujës aty ku i burgosuri mbahej . Sipas vendimit të gjyqtares Enkeleida Hoxha 40-vjeçarit të dënuar me 32 vite burg nga drejtësia britanike i kishin mbetur dhe pesë vite burgim. Në muajin shkurt gjykata vlerësoi se Billa kishte qëndruar ne qeli 19 vite, edhe vrasja që ai kreu në një lokal në Britaninë e Madhe ndodhi në tetor 2006.

Gjykata në vendimin që Top Channel disponon urdhëron shërbim prove për Hekuran Billën për pesë vitet e ardhshme, me kushtin qe ai të rehabilitohej. Gjykata mori parasysh pretendimin e të burgosurit që këmbënguli se prindërit e tij ishin të moshuar dhe jetonin vetëm.

Por provat që bindën gjykatën lidhen drejtpërdrejtë me një sërë shkresash e raportesh mjekësore që vërtetonin gjendjen jo të mirë shëndetësore të prindërve të Billës, si dhe një kontratë që Billa e kishte siguruar nga qelia dhe që garantonte punësimin e tij si korrier në një studio në kryeqytet.

Këto dokumente nuk u kontrolluan asnjëherë ashtu si edhe dënimi me kusht i 40-vjeçarit, i arrestuar pas krimit në Danimarkë në vitin 2007. Njëkohësisht gjykata të tjera kishin dhënë vendime për Billën.

Siç rezulton nga dokumentet, pasi Billa kreu krimin në Britani në vitin 2006, në korrik 2013 ministria e drejtësisë nisi procedurat për ekstradimin e tij. Më pas dënimi i drejtësisë britanike zbriti në 25 vjet burg në Shqipëri nga 32 që kishte dhënë Britania e Madhe qe njihet ndryshe si dënim plotësues i përjetshëm.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nisi verifikimet për të zbuluar se si vendimi i drejtësisë britanike u njoh në vetëm 25 vite burg dhe se si hallkë pas hallke ky dënim zbriti në pesë vite kusht.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HekuranBilla#EnkeleidaHoxha#TopC...

Recommended