Shemben ndërtimet në Velipojë/ Aksioni i IKMT-së vijon pavarësisht protestave

  • 4 years ago
Këto rrënoja janë imazhi i Velipojës një ditë pas ndërhyrjes së IKMT-së dhe Policisë së Shtetit.


Pavarësisht kontestimeve të pronareve dhe pretendimeve se janë në procese gjyqësore, IKMT shembi 27 objekte. Një pjesë e mirë e tyre prej vitesh operojnë në këtë zonë duke i shërbyer turistëve, ndërsa aksioni filloi 2 ditë pas nisjes së sezonit turistik.

Për pronarët e objekteve, ky aksion ishte një sulm i hapur ndaj Velipojës, pasi shembjet u kryen sapo nisi sezoni turistik dhe nuk kanë marrë asnjë njoftim.

Svein Johansen është një shtetas nga Norvegjia, i cili ka mbetur në Shqipëri për shkak të koronavirusit dhe ka zgjedhur të pushojë keto ditë në Velipojë, por shprehet i tronditur me atë çfarë ndodhi.

?Kam marrë një apartament me qira dhe nga aty pashë policinë që po shkatërronte restorantet. Ishte katastrofë dhe kjo nuk është normale për turizmin. Unë jam nga Norvegjia dhe çdo vit u kam sugjeruar miqve të mi ta vizitojnë Shqipërinë pasi çdo gjë ishte në rrugën e mbarë për turizmin, por me këtë që pashë unë dje, do u them të zgjedhin shtete te tjera. Kam qenë në Egjipt, Tajlandë, Amerikë e shumë vende të tjera dhe kurrë nuk kam parë gjëra të tilla.?

Situata e krijuar nga koronavirusi dhe imazhi tashmë i objekteve të rrënuara pritet të japin një imazh negativ në sezonin turistik të Velipojës. Vitin e kaluar ky plazh u frekuentua nga mbi 200 mijë pushues Shqiptarë dhe të huaj.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Velipoje#IKMT#TopChannel

Recommended