Ora News - I dënuar me burgim të përjetshëm në Angli, ja si e fitoi lirinë Hekuran Billa
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Nëse 40-vjeçari nuk do të ishte ekzekutuar një natë më parë, nuk do të ishte marrë vesh se ai ishte një ish i dënuar me ?burgim të përjetshëm? që kishte fituar lirinë në sajë të manovrimeve juridike që janë bërë në gjykatat shqiptare. Ka qënë fillimisht Gjykata e Apelit që i ka hequr burgimin e përjetshëm të akuzuarit dhe me pas lirinë ia ka falur gjyqtarja guximtare e Krujës Enkelejada Hoxha, për të cilën ka nisur një tjetër verifikim.


Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet e vendimeve që sollën lirimin nga burgu të Hekuran Billës, i cili pavarësisht se ishte dënuar me burg përjetë, arriti që të dilte falë procedurave që janë përdorur shpesh sidomos vitin e fundit. Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka nisur verifikimin e këtyre fakteve dhe të rastit", deklaron ILD-ja. Por nga të dhënat e deritanishme të mbledhura rezulton se Billa ka qënë i dënuar me burg përjetë në Angli.


Ky vendim ëshë njohur në 13 maj 2014 nga gjyqtari Altin Abdiu. Por në 20 korrik 2016 ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës Lefter Jahaj, ka vendosur të ndryshojë vendimin e Gjykatës së Tiranës për njohjen e burgut të përjetshëm dhe dënimin e Billës përfundimisht me 25 vite burgim.


Pas këtij vendimi mësohet se ka ardhur një tjetër vendim kësaj here nga gjyqtarja e Gjykatës së Krujës e njohur tashmë më vendime te ketij lloji, Enkelejda Hoxha e cila vitin e kaluar i njohu uljet dhe i fali 5 vite Hekuran Billës, duke e liruar me kusht. Kjo gjyqtare është ne hetim administrativ nga Inspektori i lartë i Drejtësisë për të paktën tre raste.


Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/i-denuar-me-burgim-te-perjetshem-ne-angli-ja-si-e-fitoi-lirine-hekuran-billa


Follow TV Ora dhe RTV Ora News


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3


For more content from click HERE www.oranews.tv


Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s


Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID


Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp


Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended