Spektakli Lezhë me rstin e fitores së Beslidhjes - (4 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Hyrja në kategorinë e parë e skuadrës Beslidhja e Lezhës ka ringjallur tek të gjithë futbollistët dhe sportdashësit shpresat për të tjera fitore. Me këtë rast presidenti i Beslidhjes Nikoll Lesi, njëkohësisht dhe deputeti i pavarur i Lezhës, organizoi spektaklin me të ftuar artist nga i gjithë vendi.

Për të nderuar lojën e futbollistëve dhe për ti sjellë një kënaqësi më shumë qytetit të Lezhës, aktiviteti me këngëtar dhe humorist është zhvilluar në shesh, ku mijëra qytetarë lezhian dhe të ardhur nga zonat përreth për 2 orë e 30 minuta kanë ndjekur kocertin e këngëtarëve të muzikës së lehtë dhe asaj popullore të ndërthurur me humorin Shkodran dhe atë të Agron Llakaj.

Në lojën finale Beslidhja mundi Besën e Kavajës, në stadiumin ?Qemal Stafa?, duke e rikthyer pas pesë vjetësh Beslidhjen në futboll si një nga skuadrat më të mira të vendit. Në këtë rast banorët kanë fituar kategorinë por edhe mbrëmjen argëtuese./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended