Meta uron socialistët për ditëlindjen dhe zbulon dhuratën që i dërgoi Bashës: Ta kalojnë gëzuar

  • 4 years ago
Presidenti Ilir Meta uroi socialistët për 29-vjetorin e themelimit të PS-së. "Uroj të gjithë socialistët për këtë ditë të rëndësishme për ta, dhe ti vlerësoj për ato gjëra pozitive që kanë bërë në historinë e demokracisë, të zhvillimit dhe shpresoj që të jetë një ditë reflektimi edhe për ata që drejtojnë sot dhe të tjerët" tha ai.

Një urim Meta e kishte edhe për Lulzim Bashën, që po ditën e sotme mbush 46-vjeç, ndërsa zbuloi edhe dhuratën që i kishte nisur. "Padyshim që kam nisur një urim dhe një shishe verë dhe shpresoj që edhe ai ta kalojë gëzuar dhe dy palët të reflektojnë dhe marrëveshje të tjera që të ndihmojnë integrimin" tha ai.