Atentat tek “Komuna e Parisit”, një i vdekur - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë është vnëë në lëvizje pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e të enjtes ndaj Hekuran Billës në zonën e ?Komunës së Parisit?.ILD njoftoi për mediat se ka nisur verifikimin për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha që i dha pafajësinë Billës. Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive gjakmarrjeje.Billa, me origjinë nga Kukësi, është një emër i skanuar nga drejtësia angleze.Në këtë vend ai kishte ndryshuar edhe emrin dhe përdorte emrin Herland Bilali. Në vitin 2006 ka vrarë një person të identifikuar si Prel Marku 22 vjec.Ai u shpall fajtor për tre akuza për vrasje në tentativë dhe vrasje të Prel Markut, dhe u dënua me burgim të përjetshëm, me një mandat minimal dënimi të rekomanduar prej 34 vjet.Ai kishte qënë protagonist edhe në plagosjen e një tjetër shqiptari Musa Prahmani, të gjitha ngjarje këto të lidhura me përplasjen e bandave shqiptare të fushës së trafikimit të njerezve dhe prostitucionit në Angli.Pas këtyre ngjarjeve, Hekuran Billa tentoi të largohej drejt Danimarkes por u kap. Por tekjsa bëri disa vite burg në këtë vend, Hekuran Billa ( Herland Bilali) u ekstradua pak vite me parë drejt Shqiperisë.40 vjecari doli para një viti nga burgu në vendin tonë, në rrethana të pashmjegueshme , duke hapur edhe një biznes, atë të makinave me qira derisa u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të enjte.

Recommended