Vasil Melo dhe Luan Rama intervistat - (3 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vasil Melo, ka nënshkruar një memorandum përkrah 29 deputetëve të tjerë, kryesisht opozitar, për çdekretimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Kështu Melo si përfaqësues i koalicionit Aleanca për Shtetin, me qëndrimin e tij për KQZ, del kundër qëndrimit të kësaj Aleance.

Vasil Melo, Kryetar i PBDNJ:- ?Ndërsa për KQZ, nuk është se ne dalim jashtë vetëvetes, nuk ka të bëjë fare se jemi në koalicion ose jo. Ne nuk dimë farë së kush u propozua dhe si u emërua kjo KQZ. Duke mbetur jashtë të gjitha kritereve dhe procedurave që u bënë për emërimin e një komisioni të tillë, atëhere sigurisht unë kam të drejtën të kontestoj?.

Kryetar i PBDNJ është i bindur në mendimin e tij dhe më tej kërkon.

Vasil Melo, Kryetar i PBDNJ:- ?Unë jam i mendimit që duhet të çemërohen të gjithë ata që janë emëruar dhe të gjithë të emërohen në përputhje me nenin 17 që përcaktohet në kodin elektoral?.

Për partinë më të madhe në pushtet me këtë qëndrim Melo ka shkelur rregullat e lojës. Sekretari i marrëdhënieve me publikun në PS Luan Rama për Tv Klan pohon.

Luan Rama, Sekretar i PS:- ?E kuptojmë pavarësinë që kërkon të reflektoj në këtë rast edhe zoti Melo, por ndërkaq nuk lodhemi së përpjekuri për ti edukuar të gjithë aleatët e Aleancës për Shtetin, që rregullat e lojës, ligjet, rregulloret e miratuara bashkarisht janë të detyruara të zbatohen nga të gjithë?.

Por Luan Rama sot ka folur edhe për borxhet.

Luan Rama, Sekretar i PS:- ?Ne nuk i kemi asnjë borxh zotit Melo, zoti Melo i ka borxh Aleancës për Shtetin dhe nga ana tjetër nuk e di çfarë borxhesh ka zoti Melo nga e kaluara me ata me të cilët është bashkuar?./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended