Top News - Vuçiç gati për dialog/ Por njohja nuk është në rend dite

  • 4 years ago
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se Beogradi synon të vazhdojë të ruajë baraspeshën në marrëdhëniet e tij me Perëndimin, Kinën dhe Rusinë si dhe të arrijë një marrëveshje me Kosovën, ndërkohë që përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Vuçiç, i bëri këto komente për agjencinë e lajmeve reuters, të enjten në prag të zgjedhjeve parlamentare të 21 qershorit. Para se të anëtarësohet në BE, Beogradi duhet të normalizojë lidhjet me Prishtinën. Pavarësia e Kosovës është njohur nga mbi 100 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e anëtarëve të BE-së. Por Serbia, bashkë me aleatët e saj Rusinë dhe Kinën, e ka bllokuar anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.
Vuçiç, Partia Progresive Serbe e të cilit është në krye të garës për zgjedhjet e 21 qershorit, tha se Serbia është e gatshme të bisedojë me Prishtinën ?në mirëbesim? dhe "pa një afat kohor", por njohja e ndërsjellë nuk është në rendin e ditës.
"Ne jemi gati për bisedime por ? pa flamur të bardhë," tha ai në një intervistë për Reuters. "Dialogu është i mirëpritur, nëse është një dialog ... në të cilin të mund të shihet se çfarë është e mundur, se ku mund të arrihet kompromis.? "Ne besojmë se është në interesin e shqiptarëve të Kosovës dhe të bashkësisë ndërkombëtare ... të flasim për një rrjedhë të lirë të kapitaleve, njerëzve dhe shërbimeve", tha Vuçiç.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vuçiç#TopChannel

Recommended