Opozita: Dekreti i qeverisë, presion për datën e zgjedhjeve
  • 4 years ago
Dekretin për zgjedhjet që qeveria e miratoi një natë më parë, partitë opozitare e cilësojnë si presion për mbajtën e zgjedhjeve sa më parë. Kreu i ASH-së, Ziadin Sela në ?Rruga drejt? tha se pavarësisht negociatave për 12 korrikun, druan se data e zgjedhjeve mund të shpallet 5 korriku. Edhe VMRO DPMNE ngre dyshimin për shpallje të datës pa marrëveshje mes partive politike.

Po bëhen negociata mes 12 dhe 15 korrikut që të mbahen zgjedhjet. Ne duhet me konsensus të merremi vesh për datën e zgjedhjeve. Unë i qëndroj kësaj. (Por ju dyshoni se zgjedhjet mund të shpallen njëanshëm, pa arritur një marrëveshje?) Fatkeqësisht po. Përditë paralajmërohet që zgjedhjet mund të jenë të njëanshme të shpallura?, pohoi Zijadin Sela, ASH.

VMRO DPMNE ka pozicion të qartë, të mbrohet shëndeti i qytetarëve. Qëndrimi ynë vlen për të gjitha çështjet. Ftoj palën tjetër të tregojë a e heq dorë nga konsensusi?!?-tha Ivanka Vasilevska, VMRO DPMNE.

Ndërkohë BDI beson se mund të arrihet marrëveshje mes të gjitha partive për 5 korrikun. LSDM sot nuk u prononcua.

Unë ende shpresoj se komunikimi ndërmjet partive politike do të vazhdojë ditëve në vijim. Ende mendoj se ka hapësirë për një proces të drejtë, inkluziv, elektoral më 5 korrik?-theksoi Bujar Osmani nga BDI.

Sigurisht nëse nuk vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme, data e zgjedhjeve është e definuar, 5 korriku?-tha Kostadin Kostadinov, LSDM.

Data e zgjedhjeve varet nga gjendja e jashtëzakonshme, e cila përfundon të shtunën, më 13 qershor.




Anesa Salihu
Recommended