62 motomjete të bllokuara, 38 drejtues në pranga/ Operacion dyditor në rrugët e vendit
  • 4 years ago
38 drejtues në pranga, 1051 masa administrative dhe 62 motomjete të bllokuara- ky është rezultati i plan-operacionit ?Tispol ? Motomjete 2020?, për respektimin e legjislacionit rrugor nga drejtuesit e automjeteve.


Operacioni nisi nga fakti që kohët e fundit në aksidente rrugore janë përfshirë motomjete. Kështu, në të gjithë vendin, për dy ditë me radhë, u organizuan kontrolle të përqendruara në rrugët urbane dhe interurbane, si dhe në rrugët rurale, për motomjetet dhe mjetet në përgjithësi, për pajisjen me dokumentacionin përkatës.

Si rezultat, në të gjithë vendin gjatë dy ditëve u proceduan penalisht 79 drejtues motomjetesh, nga këta janë arrestuar në kushtet e flagrancës 38 prej tyre, konkretisht 33 për drejtim motomjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim motomjeti në gjendje të dehur.

Janë vendosur 201 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse, si dhe janë vendosur dhe 850 masa për mangësi në dokumentacionin e motomjeteve.

Policia Rrugore do vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së Kodit Rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Motomjete2020#Policia#TopChannel
Recommended