Bylisi është grek? Ceka: Fantazi e Sgarbit, s'u ndje për teatrin italian, na tregon arat me Greqinë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Deklaratat e kritikut italian, Vittorio Sgarbi, se Bylisi është qytet grek, kanë ngjallur e reagime të shumta.

Arkeologu dhe politikani, Neritan Ceka, një nga njohësit më të mirë të Bylisit, i ftuar në Rtv Ora thotë se kjo është një fantazi që tregon për boshllëqe të mëdha në kulturën e tij.

Neritan Ceka: Përgjigjen më të mirë ja ka dhënë një studente, që Bylisi dhe Iliria kurrë nuk kanë qenë të pushtuar nga Greqia. Kështu që teza e Sgarbit që Bylisi dhe teatri i tij është ndërtuar në kohën e pushtimit grek të Ilirisë është një fantazi që tregon për boshllëqe të mëdha në kulturën e vetë atij.Ky argument është bërë "mish për qentë", është kapur menjëherë nga nacionalistë grekë të cilët kanë botuar harta ku e fusin dhe Bylisin si pjesë e Vorio Epirit. Arkeologjia nuk merret me këto gjëra.

Por nga i lindi kjo ide Sgarbit sipas tij?

Ceka: Kjo është fasule ha, fasule mollois. Interesi ka qenë për të bërë vetëm reklama për Shqipërinë, ai duhet të mbronte teatrin italian që u prish. Një njeri që vjen me gojë të mbyllur dhe thotë gjëra që nuk ja ka kërkuar njeri. Vjen në një vend ku liria e fjalës është e kufizuar, një të huaji i thotë të thotë ato gjëra që i pëlqejnë qeverisë, vjen dhe thotë një marrëzi të vërtetë. Bylisi është i Ilirisë. Problemi jonë nuk është që thotë është grek apo nuk është grek. Por i ardhur me aereolat e qeverisë shqiptare... Ky do të na heqë ato që janë pjesë e kulturës, nëse heqim kisha bizantine se kanë qenë grekë, heqim gjithë xhamitë se kanë qenë turke. Teatër ka dhe Klosi, Dimali, ka dhe Sgërdheshi.Ne na vendosin në një kontekst të tillë që çfarë është kulturë nuk është e shqiptarëve dhe çfarë është përrua dhe greminë është e shqiptarëve.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/bylisi-eshte-grek-shperthen-ceka-fantazi-e-sgarbit-su-ndje-teatrin-italian-dhe-na-tregon-arat-me-greqine

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/6YIGWVGz_fg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended