Top News - Mjeku Tritan Kalo/ Mesash të fortë për politikanët!

  • 4 years ago
Mjeku infeksionit, Tritan Kalo, hedh poshtë akuzat se mund të jetë fshehur numri i vërtetë i vdekjeve nga koronavirusi, duke i cilësuar si kulmi i çmendurisë.
Mjeku shkruan në ?facebook? se populli ka nevojë për mesazhe sqaruese dhe optimizuese përballë sfidës Sars-Cov2. Teksa i përcjell mesazhe të forta politikanëve, duke iu kërkuar të hapin sytë, Kalo iu bën thirrje qytetarëve të vazhdojnë të zbatojnë rregullat kundër virusit.
Sipas Kalos, gjithcka që thuhet në komente për mijëra të vdekur të shkaktuar prej Sars-Cov2 dhe të fshehura shënon kulmin e çmendurisë, keqdashësisë, injorancës, militantizmit të verbër si dhe të protagonizmit makthsjellës?.

Madje, duke apeluar fort pr të gjithë mjeku thotë se të paudhët duhet të hapin sytë e mendjes!!??NE si popull kemi nevojë për mesazhe sqaruese dhe optimizuese, për racionalizimin e veprimeve tona, përballë sfidës me emrin Sars-Cov2.

Por, nuk lë pa dhënë edhe porosi për të gjithë teksa shkruan se duaje jetën tënde dhe të atyre që gjallojnë rreth jush, ndaj kujdesi maksimal është i domosdoshëm.
Pandemia ka ndryshuar shumë sjellje dhe jeta nuk është më si më parë, por mjeku Tritan Kalo është i prerë në qëndrimin e tij, kur thotë se distancimi fizik, higjena e duarve, fytyrës, e trupit dhe e mjedisit rreth nesh, evitimi i shtrëngimeve të duarve dhe përqafimeve, evitimi i grumbullimeve të panevojshme dhe të mbajtjes në kushte optimale të kondicionit tonë fizik, janë disa veprime të domosdoshme për gjithësecilin prej nesh.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TritanKalo#Politikanet#TopChannel

Recommended