Ora News - Sherr brenda PS, Pjerin Ndreu: Ia kam thënë edhe Ramës, s'jemi "policë rreshti"
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një përplasje e ashpër mes kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj ka ndodhur në mbledhjen e Task Forcës Për Turizmin.

Pjerin Ndreu deklaroi se aksionet e IKMT-së po merren duke injoruar kryetarin e bashkisë dhe shkatërruar turizmin.

? Unë si bashki refuzoj të marr pjesë në të tilla aksione të pamenduara që injorojnë bashkinë? tha Ndreu duke I bërë të qartë të vetëve se nëse ata mendojë se kryebashkiakët janë policë rreshti," ta harrojnë. Nuk i kuptoj as efektet e sms-ve, lobingjeve, se unë territorin e kontrolloj dhe ndryshe por kjo nuk do të thotë që duhet të merren vendimmarrje duke vënë sms-të përpara institucioneve serioze? u shpreh Ndreu.

Në kundërpërgjigje Lleshaj tha se IKMT nuk kanë pse të negociojnë me kryetarin e bashkisë por po ndërhyjnë për të kthyer bregdetin ne standardet europiane ku nuk ka ndërtime pa leje e cuba që pushtojnë segmentet e plazhit."

Pjerin Ndreu: Të vijë IKMT të bëjë rrëmujë pa ditur bashkia e të lajmërohen inspektorë periferikë dhe kryetari i bashkisë nuk ia ka idenë dhe as nuk i merret mendimi fare. Nuk mund ta bëjmë rrëmujë turizmin. Nëse më vjen ti dhe më shemb disa objekte dhe më mbledh inerte aty e unë nuk kam kapacitet ti më shkatërron turizmin.

Unë si bashki refuzoj të marr pjesë në të tilla aksione të pamenduara që injorojnë bashkinë. Ia kam thënë kryeministrit mbrëmë dhe po e them edhe këtu: nëse ju mendoni se jemi policë të rreshtit, harrojeni. Përgjegjësinë për menaxhimin e territorit e kemi ne. Kryetari i bashkisë boll është sulmu, ka ardh koha që ligji për qeverisjen vendore të shikohet me kujdes. Edhe me ato VKM që ia marrin kompetencat se boll, boll është bërë izolimi i kompetencave të pushtetit local deri atje sa ne të injorohemi në mënyrë të cuditshme.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/sherr-brenda-ps-pjerin-ndreu-ia-kam-thene-edhe-rames-sjemi-police-rreshti-nuk-merren-vendime-me-sms

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/EQvLFa7KV0Q

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended