Top News - Me djegie të tmerrshme nga vullkani, australiania: “Nuk jetoj dot më pa….”
  • 4 years ago
23-vjeçarja Stephanie Browitt, e cila i mbijetoi një shpërthimi vullkanik edhe pse me djegie të tmerrshme në 70% të trupit, thotë se nuk po e kapërcen dot dhimbjen e humbjes së motrës dhe babait.


Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një vizite të tyre në White Island të Zelandës së re, kur vullkani në dukje i fjetur, shpërtheu duke i zënë turistët në befasi. Më shumë se 20 vizitorë humbën jetën në atë tragjedi, dhe 26 të tjerë morën plagë të rënda.

Në vendin e rrezikshëm turistik, ishin mbledhur kureshtarë nga Australia, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Kina, Britania e Malajzia. Familja Browiit e kishte pritur me padurim këtë udhëtim, si diçka të rrallë që vjen ?një herë në jetë?. E ëma e vajzës, Marie kishte qëndruar në varkë, ndërsa i ati Paul kishte shkuar në ishull bashkë me Stephanie dhe vajzën e vogël Krystal dhe për të parë vullkanin nga afër.

Fatkeqësisht, shpërthimi i zuri aty. Krystal vdiq në vend, ndërsa Paul ndërroi jetë më vonë në spital. 6 muaj pas ngjarjes që i ndryshoi jetën, 23-vjeçarja që pësoi në të gjithë trupin djegie të gradës së tretë dhe humbi një pjesë të gishtërinjve, thotë se ajo që i ndodhi është ? makthi më i madh i çdokujt?.

?Më duket sikur ka qenë dje?, shprehet me dhimbje vajza, që nuk po e kapërcen dot humbjen e familjarëve të saj.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#StephanieBrowitt#Volcano#TopChannel
Recommended