Tre kamberët e Kapexhiut/ Ekspozita me karikaturat e Ramës, Bashës dhe Veliajt

  • 4 years ago
Bujar Kapexhiu mbetet një kronikan i vërtetë i ngjarjeve të politikës.


Nuk ka ditë që ai nuk ndjek çdo gazetë për te parë ç?ndodh dhe ngjarjet më pikante i përfshin një karikaturë. Me një humor therës, por pozitiv këtë herë ai ka zgjedhur karikaturat më interesante për të përfaqësuar tre personazhe. Tre kryetarë bashkie; Edi Rama, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj. Tre kamberët, siç i quan ai.

?Të gjitha karikaturat janë momente kyce të thënieve, veprimeve, detyrave. Të asaj cka kanë bërë kryebashkiakët, por jo vetëm të asaj qe kanë bërë kryebashkiakët. Por jo vetëm të asaj qe kanë bërë, por edhe atyre qe nuk i kanë bërë mire. Edhe atyre gjërave qe kanë thënë qe do ti bëjnë dhe nuk i kanë bërë?.

Karikaturat e Bujar Kapexhiut kanë një kunjë të vijimësuar. Gati gati filmike. Me figura dhe portrete. Dhe gjithmonë humori i tij mbetet gjatë.

?Karikatura këtë ka. Nëse të godet, thumbon, të jep buzëqeshje që kalon në dashamiresi. Ne karikaturistët kalojmë shumë mirë më politikanët?.

Shohim që keni dhe foto në background-in e karikaturës..

?Po. Ka vizatime, përpunime me kompjuter, dhe foto në kuptimin e miksazhit?.

Në fund të fundit ngeleni pozitiv në humorin tuaj?

?Kjo është dashamirësia?.

Në karikaturat e tij ka dhe deformin urban. Ka arkitekturë, mendim, zhvillime qytetase. Por mbi të gjitha ka të vërteta!
?Faleminderit qe je fisnik i qytetit tonë. Ne jemi prova e gjallë që në këtë qytet mund të mos biem dakord për asgjë por kjo e bën këtë qytet të larmishëm. Faleminderit që na sjell kaq shumë hijeshi dhe që na i nis ditën me humor!?, shprehet Erjon Veliaj.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kapexhiu#TopChannel

Recommended