Ora News - Opozita parlamentare kërkon takim edhe me Ramën, Murrizi bën paralajmërimin e fortë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Opozita parlamentare duket se po llogarit të gjitha opsionet për të bllokuar votimin e kodit zgjedhor në mënyrë të njëanshme në Kuvend.

Murrizi: Hap pas hapi të gjitha do ti shikojmë, mund të ketë ndonjë qëndrim edhe më radikal sesa mosprania në seancë. Kur të vijë seanca do ta shikojmë.

Nesër në orën 09:30, Myslym Murrizi, kryetari i grupit parlamentar demokrat, së bashku me dy kryetarët e tjerë të grupeve parlamentare të opozitës do të kenë një takim me kryetarin Gramoz Ruçi.

Murrizi: Nesër kemi takim me kryetarin e Parlamentit për të diskutuar tre kryetarët e grupeve parlamentare opozitare që pse anashkalohet institucioni më i lartë i këtij vendi që është parlamenti. Parlamenti ka mandatuar një komision të reformës zgjedhore dhe është mbivendosje mes këshillit politik dhe komisionit të reformës zgjedhore.

Ata janë në pritje edhe të një takimi me kryeministrin Rama.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/opozita-parlamentare-kerkon-takim-edhe-me-ramen-murrizi-ben-paralajmerimin-e-forte

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended