Ultimatumi i opozitës së re: Lista të hapura ose nuk e votojmë reformën

  • 4 years ago
Në një tryezë ndryshe nga kjo e sotmja drejtuesit e opozitës parlamentare pritet te zhvillojnë një takim me kryetarin e Parlamentit nesër, i cili ka pranuar ti presë ne zyrën e tij për të dëgjuar shqetësimet e tyre sa i takon reformës zgjedhore. Ultimatumi 48 orësh për Kryeministrin qëndron ende në fuqi.

?Meqë është kryetar mazhorance dhe ka 77 vota ne Parlament kemi kërkuar te diskutojnë me te sepse anashkalohet institucioni më i lartë Parlamenti dhe zëvendësohet me këshillin politik. Nesër me Rucin takohemi në ora 9?, shprehet Murrizi.

Ditën kur kodi i ri elektoral të shkojë për miratim ne Kuvend opozita parlamentar nuk do jetë prezente ne seancë plenare për te shmangur rrjedhjen e votave ndërkohë Myslym Murrizi paralajmëroi radikalizim kasliomi.

?Pothuaj gjithë deputet që kërkuan qershorin e vitit te shkuar ndryshim sistemit rikonfirmuam firmën e tyre ne letrën dërguar zonjës Kim dhe Soreca duke treguar që i qëndrojnë vullnetit te tyre për te kondicionuar votën e tyre ne funksion te ndryshimit te sistemit zgjedhor?.

Opozita parlamentare ka kërkuar ndihmën edhe te krerëve te partive te vogla jashtëparlamentare me qëllim zhvendosjen e aksionin te saj jashtë dyerve te Parlamentit.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Opozita#ReformaZgjedhore#TopChannel

Recommended