Kryeministri Meta premton ndryshime ne infrastrukturen shqiptare (25 Maj 2000)

  • 4 years ago
Vera e këtj viti sjell një boom të vërtetë në infrastrukturën rrugore të vendit. Ky është premtimi i Kryeministrit Meta bërë publik sot nëpërmjet zëdhënësit të tij pas dorëheqjes së ish-Ministres Shuli dhe emërimit të Ministrit të ri Sokol Nako.
Kjo jo vetëm në metodën dhe ritmet e punës por dhe tek ndryshimet e nevojshme të njerëzve. Të gjitha këto tha ai do të kenë një pasojë të shpejtë në rezultate që shumë shpejt do të jenë të prekshme nga të gjithë shqiptarët. Kryeministri nëpërmjet zëdhënësit të tij i ka kthyer përgjigje dhe deklaratave të krerëve socialdemokrat për qejfmbetjet ndaj ish- Ministres Shuli. Sipas opinionit të Kryeministrit, qeveria e sotme është një qeveri e kalicionit Aleanca për Shtetin i cili para se gjithash, është një koalicion përgjegjësish.
Vendet në qeveri apo në administratë tha Gëllçi nuk mund të jenë pazar dhe askush nuk mund të mbrohet duke u fshehur pas këtyre pazareve së Partisë Socialiste apo çdo partie tjetër. Ai gjithashtu deklaroi se pas marrëveshjes së shkruar dje me FMN-në, reformat ekonomike në vend do të orientohen në anën sociale të jetës së njerëzve ku qeveria do të marrë masa të rëndësishme në fushën e rrogave dhe pensioneve. Ndërkohë Gëllçi ndërsa ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike të Berishës ndaj tij, ka reaguar dhe për epitetin e vënë nga lideri demokrat.
" Kur flitet për mua thonë dhe një prapashtesë "i zi", ndoshta e kanë fjalën për ngjyrën e fytyrës. Nuk ka ndonjë problem të madh. Megjithatë mua më pëlqen ngjyra e fytyrës që kam. "
Në emër të qeverisë zëdhënësi i saj ka sqaruar dhe akuzat e hedhura ditët e fundit në shtyp për shitjen e AMC-së. Duke i cilësuar si të qëllimtë e dashakeqase këto akuza, ai tha se tenderi u fitua nga kompania norvegjeze dhe kombësia nuk ishte në kushtet e tenderit.

Gazetare: Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended