Top News - Provimet e matures/ Zhvillohet testi për gjuhën e huaj

  • 4 years ago
Ne gjithe vendin ka filluar sot sezoni i provimeve, ku maturantët i janw nënshtruar testit për Gjuhën e Huaj. Janë rreth 31 mijë maturantë që per gati dy ore kane testuar njohuritë e tyre në gjuhët e huaja. Testimi ka nisur në orën 10:00 dhe zgjati 2 orë. Nga sot deri në 18 qershor maturantët do i nënshtrohen 4 testeve: në lëndën e gjuhës së huaj, gjuhës shqipe dhe letërsisë, matematikës dhe lëndës me zgjedhje. Ndërkohë më datë 11, maturantët do të japin provimin e Gjuhës Shqipe, ndërsa më datë 15 qershor provimin e Matematikës. Në fund të sezonit, më datë 18 maturantët japin provimin e lëndës me zgjedhje. Kjo eshte hera e parë që po zhvillohen provimet e matures Në kushtet e pandemisë së koronavirusit. per kete arsye Ministria e arsimit ka hartuar një rregullore të posaçme per mbarevajtjen e tyre, sic eshte respektimi i distances dhe ruajtja higjienes. ne konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit ka marr vendimin që maturantët që shfaqin temperaturë të lartë nuk do të lejohet të hyjnë dhe do t?u jepet mundësia në sezonin e vjeshtës. Temat e zhvilluara gjate mwsimit nw distancw janë përjashtuar si pyetje provimi. Prej tre javesh pas nderprerjes se shkolles qe ne 9 mars, maturanetet u rikthen ne shkolla per perseritjen e njohurive te marra ne vite, me qellim qe te ishin gati per provimet e matures.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MaturaShteterore#QSHA#TopChannel

Recommended