Top News - Qeveria e Kosovës/ Hyrja në vend, pa karantinë

  • 4 years ago
Qeveria e Kosovës, u mblodh sërish të dielën dhe miratoi disa masa lehtësuese të rekomanduara nga instituti kombëtar i shëndetësisë publike. Kështu nga e hëna, qytetarët që hyjnë në kosovë përmes kufijve tokësorë, nuk do të vetëizolohen për shtatë ditë, por do të kontrollohen në kufi nga ekipet mjekësore, do tu merren të dhënat, dhe më pas, qendrat e mjekësisë familjare në komunat përkatëse do të monitorojnë gjendjen e tyre. Në këtë mënyrë do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave, vecanërisht e atyre që hyjnë në kosovë nga shqipëria dhe lugina e preshevës. Ndërkohë që do të rritet numri i inespektorëve që do të monitorojnë nëse qytetarët, bizneset dhe institucionet e tjera, po respektojnë rekomandimet për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Po ashtu, nga 8 qershorit, Qeveria e Kosovës vendosi që të heqë orarin e kufizimit të lëvizjes të qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00.
Do të fillojnë ndërkohë konsultimet me autoritetin e aviacionit civil, për të parë mundësinë e rinisjes së transportit ajror.
Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë regjistruar 1,194 raste me koronavirus, ku 884 pacientë janë shëruar dhe 31 kanë vdekur.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosovo#TopChannel

Recommended