Shuhet 'babai' i ortopedisë shqiptare! Gjata: Profesionist shembullor! Shehi: Ditë zie për mjekësinë

  • 4 years ago
TIRANË- Ditë zie për bluzat e bardha. Ortopedi i njohur Panajot Boga u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare. Shërbimi i Ortopedisë në Spitalin e Traumës ka emrin e tij, në nder të kontributit që mjeku ka dhënë për këtë spital dhe mjekësinë shqiptare në tërësi.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata i ka dhënë lamtumirën duke u shprehur se Panajot Boga, ?do mbetet mes nesh profesionisti shembullor me gjithçka na le trashëgimi?.

Lamtumirë Profesor! Sa trishtim lamtumira ndaj Kollosëve te Kirurgjisë dhe Mjeksesise Shqiptare! Do na mungoje energjia e pashuar, dashamirësia e pamasë, profesionalizmi pa cak! Do na mungosh njeriu Panajot Boga, por do mbetet mes nesh profesionisti shembullor me gjithçka na lë trashëgim! Përveç fëmije të tu biologjike, ke rritur shume djem e vajza Profesor, prandaj do mbetesh i paharruar! Te qofte e blertë lëndina! Ps: homazhet bëhen nesër, 8 Qershor, nga ora 10-13 pranë ambienteve të Fakultetit të Mjekësisë", shkruan Gjata.

Edhe ish-ministri i shëndetësisë, Tritan Shehu, shkruan e sot është një ditë zie për mjekësinë e veçanërisht ortopedinë shqiptare.

?Lamtumire Prof. Dr. Panajot Boga! Sot është një ditë zie për mjekësinë e veçanërisht për ortopedinë shqiptare, që humbi mjekun e talentuar e novator, profesorin tonë, organizatorin energjik e të kudo gjendur, drejtuesin jetë gjatë të shërbimit të ortopedisë, aplikuesin e guximshëm e vizionar të shkencës e progresives në atë fushë kaq të gjerë të mjekësisë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, kolegëve, bashkëpunëtoreve të rinj e të dikurshëm, miqve, të gjithëve, për këtë humbje te madhe?, shkruan Shehu.

Recommended