Skandali me lajmin fals për mbetjet, Balla: Basha t'u kërkojë falje shqiptarëve

  • 4 years ago
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka kërkuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha t'u kërkojë falje shqiptarëve për lajmin e rremë për konteniet me mbetje nga Italia në Shqipëri, i cili u zbulua nga Anti-mafia italiane.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social facebook nga numri dy i PS-së, shfaqet Lulzim Basha në Çadrën e Lirisë në bulevard, duke akuzuar asokohe kryeministrin Edi Rama se ka lejuar të futen në Shqipëri në mënyrë të fshehtë 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme.

Recommended