Top News - BE, vendimi i ministrave/ Kufijtë, mbyllur deri në korrik

  • 4 years ago
Ministrat e brendshëm europianë arritën një marrëveshje mbi kërkesën për të zgjatur mbylljen e kufijve të jashtëm të bllokut deri në fund të qershorit. Kjo masë, normalisht, duhet të skadonte në 15 qershor. Njoftimin e ri e bëri presidenca kroate këtë në fund të videokonferencës së përbashkët. "Jemi duke punuar për një deklarim që do të miratohet javën e ardhshme," tha Komisionerja e Cështjeve të Brendshme e BE-së, Ylva Johansson. Ajo shtoi sakaq se funksionimi i plotë i zonës së Shengenit ?pra në lëvizja e lirë të brendshme pa kontrolle kufitare? do të nisë në fund të qershorit. KE-ja është përpjekur të sigurojë një heqje të kufizimeve të udhëtimit anekënd bllokut e cila të kryhet në mënyrë të koordinuar. Për këtë arsye, muajin që shkoi, ajo paraqiti dhe udhëzimet sesi mund të realizohet një gjë e tillë. Johansson sqaroi se vendet anëtare janë duke ndjekur pikërisht orientimet e Komisionit sa I takon balansimit të situatës së shëndetit publik me koston ekonomike të pandemisë. Ajo u shpreh mjaft e kënaqur që vendet e BE-së po I largohen ngadalë kontrolleve kufitare.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kufijte#BE#TopChannel

Recommended