Meta: I kam thënë opozitës, mos paraqisni listë dëshirash! Jini të qartë për konsensus

  • 4 years ago
Presidenti Ilir Meta ka zbuluar mesazhet që ka dhënë dhe ka për opozitën në një kohë që topi tashmë është fushën e tyre.

?Kam pasur një telefonatë zyrtare me Lulzim Bashën këtë paradite e kërkuar prej tij, nuk mund të them asnjë gjë tjetër. Kjo ka qenë zyrtare, mesazhi im është, jepuni shqiptarëve atë të drejtë që u takon, që të kenë besim te zgjedhjet, te demokracia, mos i intimidoni më as me arrogancë, as me hezitime, të gjithë të besim te demokracia, që fillon te vota dhe zgjedhjet e lira. Në 2005 kam marrë pjesë, kam luftuar nga dy partitë, edhe pse kam qenë kryetar i një partie që e kam krijuar me emrin tim, nuk e kam vendosur emrin tim në listën e propocionalit, por vetëm maxhoritar. Duhet të kemi besim te demokracia dhe askush nuk duhet të ketë frikë nga humbja.

U kam thënë bëni gjithçka për konsensus. Mos bini pre e provokimit të radhës për tu larguar nga tryeza, mos paraqisni listë dëshirash, qëndroni të baziket ku do keni përkrahjen e ndërkombëtarëve.

Qasja e re e zgjerimit pas atij francez e rrezikon jo vetëm përspektivën e shpejtë, por dhe këto arrtje që kemi deri tani, asgjë nuk është ?for granted?, e sigurt?, këto ishin mesazhet që Meta ka për opozitën.

Meta tha se: ?E kam thënë 8 qershori është datë e rëndësishme, dhe shpresoj të kemi marrëveshje për një lajm të mirë. Në dijeninë time opozita nuk ka vendosur si kusht një qeveri tranzitore dhe kjo e bën të mundshëm konsensusin?, tha Meta.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#LulzimBasha#TopChannel

Recommended