Opinion - Kryeministri jep lajmin e mire: Biznesit te vogël i heqim taksat deri ne vitin 2029

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për bizneset e vogla, të cilat do të lehtësohen nga taksat. Në një lidhje direkte për emisionin ?Opinion? në Tv Klan, Kryeministri u shpreh se qeveria është duke përgatitur një ligj për bizneset e vogla me xhiro deri në 140 mijë Dollarë në vit, që të mos paguajnë asnjë taksë deri në vitin 2029.

?Ne po punojmë dhe një nga gjërat që besoj unë mund të thuhet sot, është që ne shumë shpejt, do ta ligjërojmë nuk është një premtim, që biznesit të vogël çdo shqiptari që punon dhe krijon punë me një biznes të vogël deri në 140 mijë Dollarë xhiro, do t?i heqim taksat deri në vitin 2029. Zero! Nuk do të paguajnë asnjë tatim-fitimi. Biznesi i vogël në Shqipëri është ai biznes që ka një xhiro nga +1 deri në 140 mijë Dollarë në vit.

Ne kemi një biznes të vogël që mban në punë një numër të konsiderueshëm familjesh. Janë njerëz që e krijojnë punën vetë me një kafe, me një dyqan, me një lokal dhe që përballojnë një torturë prej 30 vitesh me inspektorë, me kontrolle, me rikontrolle, me ata që ju vijnë në emër të shtetit pastaj ju thonë më jep një kafe, pastaj më jep dy kafe. Dhe ne duam që t?ja u heqim këtyre. Këta njerëz duhet të jenë njerëz të lirë në Republikën e Shqipërisë që me shtetin do kenë vetëm një marrëdhënie, që të kenë vetëm marrëdhënien e të qenit roje të shtetit për biznesin e madh. Që këta njerëz nuk do kenë detyrim të paguajnë asnjë lek deri në vitin 2029. Vetëm tatim-fitimi?, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended