Top News - Gates për vaksinën/ Të shpërndahet në bazë globale

  • 4 years ago
Miliarderi amerikan, Bill Gates, ka bërë apel që cdo vaksinë e suksesshme e koronavirusit që mund të zbulohet në të ardhmen, të shpërndahet në një bazë globale. Duke folur për BBC, para një samiti virtual për vaksinën në të cilin liderë botërore dhe disa nga kompanitë dhe individët më të pasur do të mbledhin fonde për të ndihmuar prodhimin e vaksinës.
Ai tha se ndihma për vaksinat është më e rëndësishme sot se kurrë dhe se cdo donacion do të thotë më shumë jetë të shpëtuara. Fondet e mbledhura do të përdoren për të ndihmuar sigurimin e një vaksine të suksesshme për koronavirusin për vendet e varfra të botës duke ndihmuar po ashtu imunizimin kundër sëmundjeve vdekjeprurëse si poliomeliti, tifoja dhe fruthi. Por Gates edhe ka paralajmëruar se keqinformimet për vaksinat, përbëjnë një kërcënim për përpjekjet për të luftuar sëmundjet, përfshirë edhe covid 19. Kur ne të kemi vaksinën, do të duam të zhvillojmë imunitetin e masës dhe mbi 80 për qind e popullatës së botës ta marrë atë ? shtoi Gates. Nëse ata kanë dëgjuar të flitet për një komplot ose se vaksinat janë të këqia, e nëse njerëzit nuk do të duan të vaksinohen, atëherë ne do të lejojmë që vaksina të vazhdojë të vrasë njerëz.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BillGates#TopChannel

Recommended