Negociatat per Reformen Zgjedhore, takim mes 5 ambasadoreve

  • 4 years ago
Përpjekjet e ambasadorëve të huaj në vendin tonë për arritjen e marrëveshje për Reformën Zgjedhore kanë vijuar edhe këtë të enjte. Rreth orës 11:00, në zyrat e delegacionit të Bashkimit Europian, është zhvilluar një takim mes 5 ambasadorëve, të SHBA, BE, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe OSBE-së.

?Ka nisur që prej orës 11:00 një takim i tre ambasadorëve të cilët kanë marrë përsipër arritjen e një marrëveshjeje për Reformën Elektorale, ambasadores së SHBA, atij të BE, si dhe Ambasadorit të Britanisë së madhe. Por në takimin që është duke u zhvilluar në zyrat e delegacionit të BE, kanë qenë të pranishëm dhe 2 ambasadorët e tjerë, ai i Gjermanisë, si dhe i OSBE-së. Ka dalë vetëm pak minuta më parë në fakt ambasadori i OSBE, çka le të kuptosh që ka përfunduar edhe takimi i tyre. Reforma elektorale, arritja e një marrëveshjeje është edhe në qendër të takimit të diplomatëve të huaj në Tiranë, të cilët janë vënë në lëvizje në përpjekje në arritjen e një dakordësie mes palëve, pas dështimit të negociatave të gjata të ndërmarra nga kryediplomatja amerikane në Tiranë, zonja Yuri Kim?, sqaroi në një lidhje me edicionin e mesditës në Tv Klan, gazetarja Jolldiz Mitro.

Por a pritet sot një tjetër mbledhje të këshillit politik?

?Në fakt topi tashmë është në derën e opozitës, e ka thënë qartë kryediplomatja amerikane pas 9 orë negociatave të një dite më parë. Por nuk mund të ketë kurrsesi një mbledhje të Këshillit Politik pa u arritur më parë kjo marrëveshje mes 4 negociatorëve, të cilët do të duhet të firmosin marrëveshjen të cilën Zonja Kim e paraqiti edhe në deklaratën që mbajti pas dështimit të negociatave të një dite më parë?, shtoi gazetarja.

Paralel me këtë mbledhje në selinë blu, kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi negociatorët e opozitës në Këshillin Politik, si dhe ekspertët e opozitës për Reformën Elektorale./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended