'Kriminel mes policëve në protestën e teatrit'? Leshaj: Jashtë fushës së arsyetimit tim kjo logjikë!
  • 4 years ago
Në përgjigje të deputetes Fatjona Dhimitri, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj këmbënguli që nuk është standard botëror vendosja e numrave të identifikimit të policisë, e teksa dyshimeve se brenda radhëve të efektivëve blu në protestë ka pasur "kriminelë", Lleshaj u përgjigj me ironi.

"Shijoni atë version që ju thatë. Ishte një intruktazh që ne e bëjmë me policinë, dhe ju falenderoj me këtë. Folët dyshime se brenda radhës ka pasur kriminelë të veshur me policinë. Mbani dyshimet, nëse i keni reale, por paraqiteni në Prokurori, se dyshimet nuk paraqitet te i dyshuari. Aty do gjeni përgjigjen e duhur. Ju kishte shqetësuar fakti se në Lac ka pasur kostum policie, është jashtë fushës së arsyetimit tim të merrem me këto lloj arsyetimesh. Nuk është standard i përbotshëm, ne e kemi, por numri i identitetit vlen kur polici është në detyrë individualisht, por po ju them që nuk është standard i detyrueshëm. Sa i përket RENEA-s, ka qenë aty se ka pasur nevojë për kontrollin e godinës se kishte dyshime që kishte lënë eksplozive dhe ka bërë verifikim të godinës", tha Lleshaj.
Recommended