Tempora - Letra e 20 eurodeputetëve për prishjen e Teatrit Kombëtar

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Në datën 17 Maj, në Shqipëri, një sulm i rëndë u krye ndaj kulturës, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Në kontekstin e veçantë të pandemisë Covid-19 dhe pasi izolimit po i vinte fundi, autoritetet bashkiake të Tiranës morën një vendim brutal për shkatërruar, në orët e para të mëngjesit, Teatrin Kombëtar të Tiranës, deri atëherë e zënë nga shumë artistë, intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë qenë duke luftuar për mbrojtjen e saj për shumë vite, disa prej të cilëve u arrestuan.

Edhe pse ky teatër, ndërtuar 80 vite më parë, kishte nevojë për t?u restauruar, ishte pjesë e trashëgimisë të Shqipërisë.

Dëshmitar i historisë së Shqipërisë, plagëve të saj. I ndërtuar gjatë pushtimit italian, ai shndërruar në vitet e fundit të historisë së vendit si një parajsë e lirisë së shprehjes dhe jetës kulturore.

Duhet të kujtojmë që ishte njohur si një nga ?7 sitet më të rrezikuara në Evropë? nga Organizata Joqeveritare e Trashëgimisë Europa Nostra, gjatë këtij viti më 24 Mars.

Autoritetet shqiptare argumentuan se Teatri do të rindërtohej si pjesë e projekti të ri urban, pa marrë në konsideratë vlerat e tij historike dhe kulturore, dhe mbi të gjitha pa asnjë dialog me popullsinë, grupet e interesuara të trashëgimisë dhe botën e kulturës.

Dialog, i cili u kërkuar nga Komisionerja Gabriel disa ditë përpara shembjes. Vlerat evropiane duhet të mbrohen dhe shpërndahen në të gjitha kontinentin.

Prandaj, ne bëjmë thirrje për një vëmendje të shtuar ndaj trajtimit të trashëgimisë kulturore në Shqipëri.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/tempora-letra-e-20-eurodeputeteve-prishjen-e-teatrit-kombetar

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended