SHBA e BE duan mbylljen e “Zgjedhores” |Lajme-News

  • 4 years ago
Palët nuk arritën të gjejnë dakordësinë brenda afatit të paravendosur, por shpresat nuk janë prerë për miratimin e Reformës Zgjedhore.

Procesin po e ndihmojnë për të shtyrë përpara dhe diplomatët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe në Tiranë. Ata kanë marrë në dorë negociatat për ta afruar maxhorancën dhe opozitën jashtë parlamentare sa me pranë dakordësisë.

Gjatë paradites, ambasadorët e këtyre 3 vendeve kanë dalë me deklarata që inkurajojnë palët të lëshojnë pe nga pozicionet e tyre, në të mirë të një ligji elektoral të pakontestueshëm dhe të mos vendosin kushte të reja.

?Vendosët një qëllim dhe caktuat një afat kohor për 31 Majin. Është koha për të ndaluar insistimin në pozicione të pamundura dhe/ose krijimin e kushteve të reja. Është Koha për të mbajtur fjalën tuaj për njerëzit. Është koha për të dorëzuar?, tha Kim.

?Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të përfundohet tani për të filluar-negociatat e pranimit sa më shpejt të jetë e mundur?, tha Soreca.

?Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për të çuar vendin përpara?, u shpreh Norman.

Në mbledhjen e fundit që duhet të shënonte mbylljen e draftit të Reformës, maxhoranca dhe opozita dolën pa marrëveshje. Ndërsa për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, socialistët duket se kanë rënë dakord të pranojnë kërkesën e opozitës, për Kolegjin Zgjedhor dhe qeverinë kujdestare, që u soll të dielën zyrtarisht në tryezën e Këshillit Politik nga opozita.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended