Banka e Shqipërisë, rritet dollari - (11 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Sot në tregun e lirë valutor, 1 dollar këmbehej me 150 lekë. Javët e fundit vlera e monedhës amerikane është rritur shumë. Burime të Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se këtë radhë dollari është ngritur sipas kërkesës dhe ofertës në treg dhe jo nga spekulimet siç ndodh shpesh. Gjithashtu mësohet se shkak për dobësimin e lekut ka qenë forcimi i monedhës europiane Euro.

Për këtë arsye në Shqipëri është vështirë të bëhet parashikim për ecurinë e këmbimit në të ardhmen. Ndërkohë në tregun e fruta-perimeve nuk vihet re ndonjë ndryshim çmimi. Rritja e dollarit duket se godet më tepër shitësit e veshjeve për të cilët ka rënë kërkesa.

Ndërsa specialistët e financave parashikojnë një rritje 2-3% të çmimeve, por kjo pritet të ndodh në fund te vitit./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended