Hapen cerdhet dhe kopshtet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Cerdhet dhe kopshtet hapen dyert per te pritur te vegjlit pas nje periudhe te gjate izolimi. Ndryshe nga heret e tjera prindrit nuk munden te hynin ne ambjentet e institucioneve per te shoqeruar femijet. Kjo per te respektuar protokollin e sigfurise te vendosur nga autoritetet shendetsore. Këtë të hënë u rihapën kopshtet dhe çerdhet, pas mbylljes afro 3 mujore për shkak të pandemisë së koronavirusit.Rikthimi i të vegjëlve në këto insitucione u shoqeruar me masa të rrepta sigurie. Kamera e Vizion Plus ishte në ambientet e çerdhes nr 1 në kryeqytet, për te pare nga afër situatën.DIANA CORAJDREJTORE ÇERDHJA NR. 1Ishte nje dite e vrullshme, dinamike, edhe per prinderit nje eksperience e re, e paprovuar me pare. Nderkohe ne kishim marre gjithe masat e duhura duke dezinfektuar institucionet. Duke pastruar, rregulluar, deklaratat e personit dhe te prinderve per situaten e kaluar ne familjet e tyre dhe kontaktet. Kemi matur temp e femijeve, kemi marre dhe nenshkrimin e prindit prezent.Patem perfaqesues nga drejtoria e higjenes dhe e jona.Femijet ishin me temperature normale, deri ne 36.6-36.7.Ndërsa krahasuar me qershorin e një viti më parë pjesëmarrja e fëmijëve ishte më e lartë.ZHANETA BEQIRIQENDRA E KOPSHTEVE DHE ÇERDHEVE, TIRANEEdhe në rrethe kopshtet dhe çerdhet u rihapën nën masa sigurie për të pritur të vegjlit. Por në Elbasan, Durrës dhe Berat pati një numër të reduktuar të te vegjelve. Në kuadër të masave kundër Covid 19, nuk do të lejohen aktivitetet e fëmijëve jashtë kopshteve dhe çerdheve. 1 qershori kete vit ndryshe nga vitet e tjera u festua pa grumbullime të mëdha.

Recommended