Ambasadori i OSBE Limpreht intervistë (8 Maj 2000)

  • 4 years ago
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Limpreht, Ministri i Shëndetësisë Solis dhe zonja Lidra Mejdani, janë mbledhur sot në maternitetin e Tiranës për të përuruar mjedisin e ri të fëmijëve të braktisur. Ky pavion i ri është rinovuar me fondet e SHBA-së në Tiranë ku ka përfshirë rehabilitimin fizik të mjediseve si dhe dhurimin e aparaturave të cilët kapin vlerën e 105 mijë dollarë.
Ndërsa vetë Ambasadori i SHBA-së Limpreht ka deklaruar sot se maternitetit të Tiranës i është paracaktuar një program për rinovim të plotë të tij. Në këtë program të USAID me Aleancën Kombëtare Shëndetësore Amerikane përfshihej nëjë qendër fitnesi për gratë shtatëzëna. Një dhomë trajnimi për këtë qendër do të vazhdojë në muajin Qershor.
Ndërsa në këto momente, personeli i Ambasadës po merr në dorëzim pajisje mjekësore me vlerë prej 70 mijë dollarë dhururar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes. Këto pajisje do të përdoren për të gjithë maternitetin. Ndërsa dot pasdite në rezidencën e tij Ambasadori Limpreht ka dhënë një pritje me rastin e inagurimit të qendrës së fëmijëve.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended