Vox pop, vizita e Berishës në Vlorë - (10 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Mitingu që do të zhvilloj Sali Berisha në sheshin e ?Flamurit? në Vlorë ka sjellë reagimet e të dy krahëve të politikës. Në qytetin bregdetar ndërsa drejtuesit e PD deklarojnë se do të organizojn një miting paqësor me pjesmarrje të gjerë, krerët socialist janë shprehur prerë, Berisha nuk duhet të vij në Vlorë.

Burime nga ky qytet komfirmojnë se një grup njerëzish do të kundërveprojnë ndaj vizitës së Berishës. Ndërkohë çdo gjë ngelet në dorë të policisë sesa e aftë do të jetë ajo të ruaj rendin. Në një deklaraëtë të PD theksohet se Berisha shkon në Vlorë për një protest paqësore dhe për demokratët vlonjatë që po e presin atë.

Vendimi i PD demokratike për të zhvilluar miting në Vlorë thuhet në deklaratë është i pandryshueshëm. Përgjegjësia për çdo akt, incident apo manipulim do të bier mbi qeveritarët. Ky është sheshi i Flamurit në Vlorë, ku këtë të dielë do të vijë kryetari i PD Sali Berisha. Por si e presin vlonjatët ardhjen e tij? A do të marrin pjësë në miting?

Gjatë disa intervista të marra në Vlorë, qytetarët vlonjat shprehen të dyzuar. Disa mendojnë se ai duhet të shkoj në Vlorë pasi Shqipëria ka hyrë në pluralizëm dhe Berisha është kryetari i një partie i cili mund të bëj ç?të dojë. Ndërsa pjesa tjetër mendon të kundërtën, që Berisha nuk duhet të shkoj në Vlorë, duke e akuzuar si shkaktarin e trazirave të ?97./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended