Ora News - Pas 1 qershorit do hapet gjithçka, vetëm urbanët jo. S'ka dasma as klube e nate

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ministria e Shëndetësisë bëri publike fazën e dytë të rihapjes së vendit, ku theksoi se nga 1 qershori do të hapen çerdhet, kopshtet dhe plazhet, ndërsa transporti publik do të mbetet i bllokuar.

Mes bizneseve që do të rifillojnë punën nga 1 qershori janë edhe palestrat. Kufiri tokësor hapet nga e hëna, por ende nuk është përcaktuar se kur do të rikthehet transporti publik.

Në fuqi do të qëndroje edhe për këtë jave ndalimi i lëvizjes nga zonat e gjelbra në ato të kuqe dhe anasjelltas.

Në kuadër të fazës së dytë të hapjes së Shqipërisë, karantinimi i qytetarëve që vijnë në vendin tonë nuk do të jetë i detyrueshëm.

Vigjilence, distancim fizik dhe higjienë personale, janë masat më të rëndësishme që Manastirliu kërkoi të zbatohen nga të gjithë qytetarët, ndërsa theksoi se do vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet me grumbullime si ngjarjet sportive, ato kulturore apo tubimet.

Lëvizja e automjeteve - Të lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin, në të gjitha qytetet dhe qarqet e vendit.

Të rihapen çerdhet dhe kopshtet publike dhe private duke zbatuar protokollet e sigurisë të miratuara.

Kufijtë - Të hapen kufijtë tokësorë, duke pezulluar karantinimin dy javor, si një masë e cila është ndjekur nga vendet evropiane. Masa e vendosjes së karantinës dy/javore do të mbetet si masë në raste të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore sipas kritereve të përcaktuara nga ECDC ? Qendra Europiane e Kontrollit të Sëmundjeve.

Plazhet - Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt. Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posaçme nga një Autoritet i Përkohshëm që është ngritur për këtë periudhë dhe do të administrojë lejet për vendosje të pajisjeve të plazhit nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçante për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe. Ndaj ftojmë të interesuarit të zbatojnë procedurat e publikuara, duke informuar së çdo kush që shkel rregullat në plazh do të penalizohet.

Veprimtaritë sportive e kulturore - Do të lejohen nga data 1 Qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit sipas protokolleve të sigurisë, si dhe palestrat sipas protokolleve të miratuara.

Transporti publik - Do të vijojë të jetë i mbyllur transporti publik, për të cilin po punohet me Mininistrinë e Infrastrukturës dhe Transporteve për një Plan i cili do të bëhet publik në një kohë të shpejtë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/manastirliu-njofton-lehtesimin-e-masave-fare-lejohet-dhe-ndalohet-nga-1-qershori

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HE...

Recommended