Top News - Kushtet e motit pamundësojnë nisjen e raketës së NASA-s dhe SpaceX

  • 4 years ago
Lëshimi historik i një rakete të NASA-s dhe kompanisë private SpaceX është shtyrë për shkak të kushteve të motit. Lëshimi i saj mund të ndodhë më 30 maj. Nisja e raketës drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës ishte paraparë të ndodhë të mërkurën në mbrëmje, por fluturimi u vendos të shtyhet, për shkak se në momentet e fundit moti ishte me stuhi dhe vetëtima.

Ky do të ishte fluturimi i parë pas nëntë vitesh i NASA-s në hapësirë. Presidenti amerikan, Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence shkuan në bazën në Florida, për të parë nisjen. Brenda raketës ishin dy astronautë të NASA-s, koloneli i Marinsave në pension Doug Hurley dhe kolonelit të Forcave Ajrore, Bob Behnken. Behnken dhe Hurley kanë qenë në karantinë në dy javët e fundit, si një masë kundër koronavirusit.

Raketa e kompanisë private SpaceX, në pronësi të miliarderit Elon Musk, pritej të lëshohej nga Qendra e Hapësirës Kennedy në Florida. SpaceX po bëhet kompania e parë private që dërgon njerëz në hapësirë. Nëse fluturimi do të jetë i suksesshëm, ai do të shënojë një moment thelbësor në eksplorimin e hapësirës me operimin e parë të një kompanie private, në një fushë, që për shtatë dekada ka simbolizuar fuqinë e një numri të vogël shtetesh. Presidenti amerikan Trump është duke u përpjekur të riafirmojë sundimin amerikan të hapësirës dhe ka urdhëruar një rikthim në Hënë në vitin 2024.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ElonMusk#DonaldTrump#TopChannel

Recommended