Paga e Luftes per te larguarit nga puna ne Mars dhe Prill

  • 4 years ago
Drejtoria e Tatimeve ka përfunduar hedhjen e pagës së dytë të luftës për të gjithë bizneset e vogla dhe të vetëpunësuarit që përfitojnë nga paketa e parë e ndihmës së qeverisë, ndërsa nga ndihma financiare 40 mijë lekë pjesë e paketës së dytë kanë përfituar vetëm 109 mijë 664 individë, nga 176 mijë që duhet ta merrnin.

Gjatë një takimi me përfaqësues të bizneseve në Tiranë, Ministrja e Financave, Anila Denaj tha se do të bëhen ndryshime në disa procedura në mënyrë që të përfitojnë të gjithë.

Për muajin Mars dhe Prill janë larguar nga puna 38 mijë të punësuar dhe qeveria do të hedhë pagën e luftës për të gjithë, tha Delina Ibrahimaj, Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve. Afati për këto aplikime është vendosur 5 Qershori.

Paketa e parë e ndihmës ekonomike kufizonte pagën e luftës prej 26 mijë lekësh vetëm për bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit dhe për disa kategori që ishin të mbyllur me akt normative të Ministrisë së Shëndetësisë.

Paketa e dytë zgjeroi ndihmën për të gjithë bizneset e vogla me përjashtim të bizneseve ushqimore dhe farmaceutikës, ndërsa përfshiu turizmin dhe të larguarit nga puna te kompanitë e mëdha, të cilët kanë dalë të papunë nga data 10 Prill.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended