Psikologët: Autoritetet tu qartësojnë qytetarëve termin “Realiteti i ri”

  • 4 years ago
Termi "Realiteti i ri" duhet të përcaktohet qartë, sepse tek qytetarët mund të shkaktojë shqetësim edhe më të madh shëndetësor, thotë psikologu Marija Kotevska- Dimovska. Sipas saj, zyrtarët qeveritarë dhe ato shëndetësorë ?realitetin e ri? duhet ta përcjellin dhe ta hartojnë në mënyrë të duhur. Ajo thotë se ?Realiteti i Ri" është shumë më tepër sesa larja e duarve, izolimi dhe distanca fizike.

Është situatë komplekse që duhet të menaxhohet sepse pasiguria krijon frikë dhe nivel të lartë të stresit te njerëzit?. Sipas meje, realiteti i ri do të duhej më shumë të drejtohet ndaj individëve gjegjësisht ndaj qytetarëve. Qytetarët kanë nevojë për më shumë kujdes, t?u jepet më shumë shpresë nga kjo situatë pa rrugëdalje - tha Marija Kotevska Dimovska, psikologe.

Termi ?Realiteti i ri? është i preferuar edhe tek pushteti edhe te opozita. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani deklaroi se si Qeveri kanë obligim qytetarëve t?u sigurojnë kthim në normalitetin e ri. Edhe Zaev me porosi se në normalitetin e ri institucionet duhet të funksionojnë që të mbahen zgjedhje. Për normalitet të ri flet edhe Mickovski. Ai para do kohe për mediumet tha se do ta krijojë në bazë të reformave e jo në bazë të realitetit të tanishëm për të cilin fajtor është Zaev.

Vesna Vellkova

Recommended