Top News - Dita e fitores.../ Rusia do ta festojë me paradë
  • 4 years ago
Rusia do të zhvillojë një paradë ushtarake për të shënuar 75-vjetorin e Ditës së Fitores përgjatë Luftës së Dytë Botërore, pas shtyrjes së festimeve, si pasojë e përhapjes së koronavirusit, ka njoftuar presidenti rus, Vladimir Putin.
Putin është detyruar të anulojë paradën për shënimin e kësaj dite më 9 maj, pasi shtimit të numrit të personave të prekur me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi. Zakonisht, në Ditën e Fitores në Rusi shihen radhë të gjatë të ushtarëve, veteranëve, pajisje moderne ushtarake, dhe makina historike të Ushtrisë së Kuqe në Sheshin e Kuq të Moskës. Në ditën kur do të duhej të organizohej parada, në Rusi janë zhvilluar ceremoni të vogla përkujtimore, mirëpo tani Putin i ka kërkuar Ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, të nisë përgatitjet për festë muajin e ardhshëm. ?Ne do ta zhvillojmë atë më 24 qershor, në ditën kur është zhvilluar paradë legjendare e fituesve më 1945?, i ka thënë Putin ministrit rus të martën përmes një adresimi televiziv. Përkujtimet e Ditës së Fitores janë të rëndësishme për kalendarin e vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik, të cilat së bashku kanë humbur 26 milionë njerëz në Luftën e Dytë Botërore.
Sipas Putin ndërkohë vendi e ka kaluar tashmë kulmin e epidemisë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rusi#TopChannel
Recommended