Top News - Vettingu në polici/ Vendimi për komandantin e gardës

  • 4 years ago
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) ka konfirmuar në detyrë, drejtorin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramoz Sako. Kreu i Gardës iu nënshtrua ditën e sotme procesit të Vettingut ku rezultoi i pastër në tri shtyllat, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit i drejtuar nga Ana Kapo, përbëhet nga 15 anëtarë. Pesë anëtarë të këtij Komisioni janë nga ILDKPKI, pesë të tjerë nga pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë dhe të Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës, si dhe pesë të tjerë nga radhët e avokatëve.
Vlerësimi i subjekteve qe jane pjese e vleresimit do të kryhet mbi tre komponentë: Pasurinë, pastërtinë e figurës dhe vlerësimin profesional. Që prej majit të vitit të kaluar, të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, SHÇBA-së dhe Gardës së Republikës kanë dorëzuar 3 formularët e vetëdeklarimit.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GramozSako#Vetting#TopChannel

Recommended