Ora News - Hesape nga Belgjika, ekzekutohet me stil mafioz në derë të shtëpisë 26-vjeçari në Vlorë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
esta e Fier Bajramit u përgjak në Vlorë. Një 26- vjeçar u ekzekutua me breshëri kallashnikovi pranë banesës së tij në Zonën e Ujit të Ftohtë.

Autorët djegin makinën, pista ku po hetohet-Në lagjen" 10 korriku" është gjetur një automjet tip "BMW" i shkrumbuar nga flakët.

Në brendësi të tij është gjetur dhe një armë e llojit kallashnikov, që dyshohet të jetë përdorur për të kryer atentatin.

Viktima është identifikuar si Kristjan Breshanaj, 26 vjeç, i cili tre muaj më parë ishte kthyer nga Belgjika, ku veprimtaria e të riut atje është edhe pista kryesore e hetimit.

Dyshimet janë se autorët i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar nga një distancë e afërt.

Në vendngjarje u gjetën 10 gëzhoja ndërsa burimet thanë se Breshanaj ka marrë disa plumba në trup që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Nuk ndryshon skema-Autorët pas krimit janë larguar nga vendngjarja duke përdorur makinën që u gjet nga policia e djegur në rrugicat e lagjes "10 korriku".

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/vritet-25-vjecari-ne-vlore-autoret-i-vene-flaken-automjetit-me-kallashnikovin-brenda

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended