Ora policore respektohet pjesërisht në Shkup, fëmijët në Çair luajnë rrugëve

  • 4 years ago
Festën e Fitër Bajramit besimtarët musliman po e festojnë në karantin prej 42 orëve. Nëpër rrugët kryesore në Shkup qarkullojnë vetëm veturat e policisë dhe ata që posedojnë leje për lëvizje. Por kështu nuk ishte nëpër disa lagje të Çairit.

Disa metra më larg, disa banorë në këtë mënyrë kishin zgjedhur të kalojnë festën e Bajramit në kohë të karantinës.

Sipas të dhënave të MPB-së, në 24 orët e fundit, 59 persona nuk e kanë respektuar ndalimin për lëvizje, 32 prej të cilëve janë shoqëruar në polici, ndërsa për të tjerët u morën të dhënat dhe do të pasojnë masat e duhura. 141 persona u është dhënë vendim për izolim, 14 persona kanë nënshkruar deklaratë për izolim, ndërkohë gjatë kontrolleve të personave që janë në izolim dhe vetëizolim pjestarët  MPB-së kanë konstatuar se 4 persona nuk kanë respektuar masën.