Report TV - I vodhën mbi 250 milionë lekë në 'Range Rover', por autorët 'nuk i gëzojnë', arrestohen

  • 4 years ago
Dy autorë të një grabitjeje të një shume të madhe ndaj një shtetasi në Tiranë janë vënë në prangat e policisë. Donald Hoxha 27 vjeç dhe Gentian Kane 44 vjeç janë autorët e grabitjes së 20 milionë lekëve të reja dhe 50 mijë frangave ndaj shtetasit F. B në datën 22 maj 2020.

Autorët e kishin ndjekur 'viktimën' e tyre gjatë lëvizjes që ky i fundit kishte bërë në një qendër tregtare në Tiranë, ndërkohë që në momentin që kishte hipur në mjetin tip 'Range Rover' në Komunën e Parisit autorët kishin kaluar në veprim.

Pas denoncimit të shtetasit F. B, brenda 24 orëve, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorëve në qytetin e Fierit. Në cilësinë e provës materiale janë gjetur 17.5 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga.

Donald Hoxha është banues në Tiranë, ndërkohë që ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Ndërsa edhe shtetasi Gentian Kane ka qenë i dënuar më parë, por për veprën penale 'vjedhje'.

Recommended