Sanatoriumi, spitali me me shume te shtruar kosovare, por me pak i ndihmuari (21 Maj 1999)

  • 4 years ago
Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje nga Sanatoriumi në Tiranë. Të sëmurë nëpër pavione të shtrirë, mjekë, infermierë, të afërm të sëmurëve. Flet një e afërme e të sëmurës. Flet mjeku.

129 të shtruar kosovarë brenda dy muajsh në Sanatoriumin e Tiranës. Kjo është shifra më e lartë që kemi hasur pas ardhjes së kosovarëve. Ky spital trajton të sëmurët me të ftohta të rënda në rrugët e mushkërive dhe sëmundjet kronike. Deri para pak kohësh ky spital ka patur 220 shtretër por fluksi i të ardhurve me sëmundjen tuberkuloz sa vinte e shtohej ndaj mjekët janë detyruar të vënë në funksionim edhe një pavion me 20 shtretër.

Por sërish ndihet nevoja e hapësirave të lira për të shtruar njerëz që kanë nevojë pasi në këto momente për ata të shtruar që janë nga Tirana është bërë trajtimi i tyre në familje. 48 prej të shtruarve kosovarë janë me tuberkuloz. Por nuk janë vetëm kosovarët e shtruar që marrin mjekim por dhe të afërmit që ju rrinë mbi kokë të sëmurëve kanë nevojë për ushqim dhe është mjaft e vështirë të përballohet nga spitali. Ndaj një grua që ka të shtruar vajzën 15 vjeçare këtu kërkon të ndihmohet nga dikush pasi ndihmat duket sikur shkojnë vetëm në çadra.

Refugjate: Po bij në tokë po flej. Nuk po kam ku me ra këtu se nuk ka spitali është mbush plot. Ushqimoret duhet me i pru ndonjë banane, portokalle ose mish. As kemi lekë ku me marrë, pa lekë, ku me marrë ndonjë lek a ndonjë sen. Kjo po don me hangër. A kërkoni ju ndihma. Ju duhet me lajmëru atje kurse po vini me më pyet mue si është çika.

Pas ankesave të vërteta të saj, mjeku shpjegon rastet:
Mjeku: Gjendja e tyre është relativisht e rëndë. Këtu kanë marrë të gjithë trajtimin e duhur, nuk ka pasur probleme lidhur me trajtimin medikamentoz. Ajo që mbetet problem tek ne që desha të theksoj është trajtimi pas spitalit i këtyre të sëmurëve, kryesisht i këtyre të sëmurëve kronike, sepse ne jemi të detyruar t'i mbajmë një kohë më të gjatë në spital për arsye të kushteve të tyre të banimit.

Ky është spitali që kuron më shumë të shtruar kosovarë por më pak i ndihmuar për trajtimin më të mirë të tyre.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended