Ora News - Aleanca dhe opozita dy orë protestë, peticion: Teatrin e duam aty ku ishte dhe siç ishte
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Për dy orë artistë, qytetarë dhe opozita dolën për herë të dytë në protestë për Teatrin Kombëtar.

Protesta u zhvillua e qetë, ndërsa qytetarët dhe artistët firmosën një peticion për të ndërtuar teatrin aty ku ishte dhe siç ishte. peticioni u firmos edhe nga kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Regjisori Robert Budina tha se nesër do të jenë në SPAK për hetimet e Teatrit, ndërsa firmat e qytetarëve do të mblidhen në çdo qytet. Vijimin e kauzës tha Budina do ta ndjekin në mënyrë institucionale.

"Sot e kryem funksionin tonë dhe kur hapëm protestën kemi një peticion që duhet ta firmosni të gjithë. E dyta, nesër në orën 11:00 ju ftoj të gjithëve të jemi para prokurorisë SPAK që të fillojnë hetimet. E treta, do dalim qytet më qytet ti mbledhim firmat. Teatri duhet të jetë aty ku duhet dhe nëse nuk ka reaguar prokuroria do tju bëjmë me dije se do veprojmë. Jemi njerëz që veprojmë institucionalisht. Ne do fitojmë me qytetari. Sesi do vazhdojmë në Tiranë do t'ju bëjmë me dije", tha Budina.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shembja-e-teatrit-kombetar-aleanca-dhe-opozita-serish-ne-shesh

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended