Durrës: Me orare të zgjatura dhe pa shpërblim, punonjësit e vijës së parë ndaj Covid në grevë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Punonjësit e laboratorit të qendrës epidemiologjike të Durrësit kanë njoftuar për fillimin e një greve një ditore për shkak se atyre nuk u është dhënë shpërblimi për pasi kanë qenë në vijën e parë të luftës ndaj Covid-19.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ky shpërblim duhet të ishte në shumën 1 milion e 250 mijë lekë për mjekët dhe 650 mijë lekë për personelin ndihmës. Ata kanë punuar për 2 muaj në vijën e parë, duke pritur edhe tragetet e linjave që kanë ardhur nga Italia të cilat kanë qenë edhe vatër infeksioni.

Kanë marrë 40-60 tamponë në ditë për personat e dyshuar me koronavirus. Ata kanë marrë shpërblim 50-100 mijë lekë dhe kanë punuar jashtë orarit. Ata nuk kanë punuar 40 orë në javë siç është normalja por 60 orë.

Atyre nuk u janë marrë parasysh kërkesat e tyre drejtuar Ministrisë, Qeverisë dhe organeve të tjera lokale e qëndrore.

Janë 33 punonjës në grevë dhe kryetari i sindikatës ka thënë se sot nuk do të punojë asnjë.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/durres-me-orare-te-zgjatura-dhe-pa-shperblim-punonjesit-e-vijes-se-pare-ndaj-covid-ne-greve

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/GKrXnxl_OvE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended