Denoncimi i Lapaj:Bashkia nuk është pronare e godinës së Teatrit Kombëtar, por vetëm e "Spahivoglit"

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj ka denoncuar me fakte të reja sipas tij në lidhje me paligjshmërinë e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Lapaj, duke cituar dokumente, tha se bashkia ka marrë nën pronësi vetëm truallin dhe godinën e Teatrit Eksperimental, por jo atë të godinës së Teatrit Kombëtar.

Adriatik Lapaj: Bashkia e Tiranës nuk është bërë asnjëherë pronare e asaj godine dhe ky është një ndër faktet e reja që ne do nxjerrim. Aty ka pasur 2 godina, ndërsa bashkia e Tiranës është bërë pronare e vetëm njerëz godinë, me sipërfaqe 1126 metra katrorë. Ndërkohë që godina tjetër që është mbi 2000 e ca metra katrorë. Të dyja këto godina janë mbi 3000 metra katrorë ndërtim, ndërsa bashkia është bërë pronare me VKM vetëm e 1126 metra katrorë. Këshilli bashkiak ka marrë një vendim për një pronë që nuk e kishte në pronësi.

Akti i ekspertizës është i datës 23.03.2018 nga Instituti i Ndërtimit dhe përcakton pse ky Teatër nuk i plotëson kushtet teknike, që njëri është edhe tërmeti që u provua se nuk e gjeti gjë.

Po ashtu, Lapaj shtoi se 3 nga 5 ekspertët e Institutit të Ndërtimit që vlerësuar godinën e Teatrit në 2018, nuk kanë qenë fare të kjo godinë.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/denoncimi-i-lapaj-bashkia-nuk-eshte-pronare-e-godines-se-teatrit-kombetar-por-vetem-e-spahivoglit

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/GKrXnxl_OvE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended